Komuna e Çairit ka pranuar sot donacion prej 30 bursave për filloristët e shkëlqyeshëm të rasteve sociale

Komuna e Çairit ka pranuar sot donacion prej 30 bursave për filloristët e shkëlqyeshëm të rasteve sociale nga Programi “Brainobrain”, program ky inovativ dhe ndërkombëtar, për zhvillimin e aftësive intelektuale dhe jetësore te fëmijëve prej moshës 4 – 14 – vjeçare, me qëllim zgjimin e tërësishëm të gjenialitetit të tyre duke i shfrytëzuar maksimalisht aftësitë mentale, njoftojnë nga kjo komunë.

Marketing

“Ky donacion ka ardhur pas një bashkëpunimi në mes Komunës së Çairit dhe Programit “Brainobrain” në Maqedoni. Departamenti i arsimit pranë komunës së Çairit në koordinim me njësinë rajonale për punë sociale pranë Komunës së Çairit dhe shkollat fillore në Çair do t’a realizojnë shpërndarjen e bursave. Falenderojmë donatorin për këtë gjest human”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.