Komuna e Çairit filloi me realizimin e procesit të njoftimit të drejtëpërdrejtë të qytetarëve për largimin e rrethojave të drurit dhe metalit, shtyllave të metalit, betonit koranë dhe të gjitha ndërtimeve në brendësi të zonës së rrethuar në pajtim me dispozitat ligjore.

Ky proces paralajmërues do të realizohet në disa faza që do të përfshijnë të gjithë territorin e Çairit. Faza e parë po realizohet në territorin e Fushë Topanës.

Hapësirat e gjelbërta janë pasuri e përgjithshme dhe çdo tentativë për uzurpim do të luftohet ashpër me të gjitha mekanizmat. ligjore.