KOMUNA E ÇAIRIT në ndihmë të Preshevës së vërshuar (FOTO)

Komuna e Çairit bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të saj me makineri dhe ekipe speciale ju doli në ndihmë qytetarëve të rajoneve të goditura të Preshevës për të sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Duke patur respektin më të madh ndaj banorëve të rajonit të Preshevës, sikurse edhe autoriteteve vendore, kryetari Visar Ganiu shprehu gatishmërinë e plotë për t’ju dalë në ndihmë në rrethana të tilla të fatkeqësive natyrore.
Rastet e tilla vetëm se na i forcojnë lidhjen tonë kombëtare dhe dëshmojnë se kur një pjesë e jona është e rrezikuar, pjesa tjetër është gjithmonë këtu për të ndihmuar.

Marketing

Marketing