Komuna e Çairit përcakton lokacionet për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve

Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale dhe BFI, në prag të festës së Kurban Bajramit mobilizohen për të ruajtur ambientin. Përcaktohen lokacionet për hedhjen e mbetjeve të kurbanit.

Marketing

Të ndodhur në prag të festës madhështore të Kurban Bajramit duke e ditur se parësore gjatë kësaj dite festive është realizimi i prerjes së kurbanit, bashkë me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani, Myftiun e Qytetit të Shkupit Qenan Ismaili dhe kryetarin e Shoqatës “Esnafi” Bejtulla Morina u mobilizuam për të realizuar në rradhë të parë pastrim gjeneral të territorit, por mbi të gjitha e pamë të arsyeshme të ju drejtohemi për t’ua përkujtuar edhe një parim tjetër fetar – përkujdesin ndaj pastërtisë së ambientit jetësor.

Duke e prerë kurbanin ashtu siç na mësojnë normat fetare është shumë me rëndësi të përkujdesemi që mbetjet e tij të hidhen në vende adekuate të cilat sot bashkë i përcaktuam.
Lokacionet ku qytetarët do të mund të hedhin mbetjet e kurbanit në shportat e veçanta që do të vendosen në territorin e Komunës së Çairit janë:

1. Në afërsi të Restorantit Fafa (lagjja e Çairit)
2. Në hapësirat e ish Higjienës Komunale(lagjja Seravë)
3. Në afërsi të Teqes (lagjja Dyqanxhik)
Bëhu edhe ti misionar i së mirës së përgjithshme që ditët festive të Kurban Bajramit t’i përjetojmë me dinjitet e gëzim.

Marketing