Komuna e Çairit promovoi librin e Prof. Dr. Isa Asllani

Komuna e Çairit promovoi librin më të ri të profesorit tonë të mirënjohur Prof. Dr. Isa Asllani me titull “Kriteret për vlerësimin e aftësive motorike dhe përvetësimit të teknikës së disciplinave atletike të nxënësve”

Marketing

Kur një libër del nga duart e një autori dhe shikon dritën e botimit, ai fiton një jetë krejt të veten në sytë e lexuesve. Pikërisht, sot në ambientet e Komunës së Çairit u promovua libri më i ri i autorit të mbi 150 punimeve shkencore Prof. Dr. Isa Asllanit me titull “Kriteret për vlerësimin e aftësive motorike dhe përvetësimit të teknikës së disciplinave atletike të nxënësve”. Ky libër do të jetë udhërrëfyes në këndvështrimin profesional të shumë profesorëve dhe veprimtarëve të sportit për vlerësimin objektiv të aftësive të të rinjve dhe zhvillimin e kapaciteteve sportive tek nxënësit.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Doc. Dr. Astrit Iseni janë njëherit edhe recensues të këtij libri. Kreu i Çairit faleminderoi profesorin e mirënjohur për besimin dhe kontributin e dhënë gjatë punës së tij shumëvjeçare për ndërtimin e shëndoshë të personaliteteve të shumë studentëve tjerë.

Marketing