Komuna e Çairit renovon sistemin e ndriçimit publik

Ndriçimi publik është brengë e madhe e qytetarëve. Mungesa e ndriçimit i bën hapësirat publike të pasigurta për qytetarët, për këtë shpesh qytetarët na drejtohen nëpërmjet numrit kujdestar.

Marketing

Prandaj, Komuna e Çairit përveç renovimeve të ndryshme të sistemit të ndriçimit publik dhe ndërrimit të poçeve të dëmtuara, mirëmbajtjes dhe ndërrimit të regjimit të punës në disa rrugë, po realizon edhe kërkesat e qytetarëve për instalim të ri të ndriçimit publik në disa pjesë të Çairit edhe atë: në rrugën “Maksut Sadik”, parkingun tek rruga “Xhon Kenedi” si dhe disa pjesë dhe rrugica në rrugën “Serava”.

Instalimi I ndriçimit të ri publik do të përfshin edhe pjesët e tjera të komunës në të ardhmen, por, vendimi do të merret në koordinim me qytetarët dhe kërkesat e tyre si dhe situatën në teren.