Komuna e Kërçovës, liron nga pagesa e taksës hotelieritë për vitin 2020

Komuna e Kërçovës lëshoi ​​thirrje për të gjithë personat juridik që kryejnë veprimtari hotelerike dhe gastronomike siç janë restorantet, kafenetë, baret, çajtoret në territorin e Komunës së Kërçovës dhe janë paguesit e tarifës komunale për evidentim të kompanisë, të paraqesin kërkesë për lirim nga pagesa e tarifës komunale për vitin 2020.

Marketing

Personat juridikë të interesuar, të përfshirë nga kjo masë e që janë të detyruar të ndërmarrin hapat e mëposhtëm, duhet të paraqesin kërkesë pranë Komunës së Kërçovës në format të përcaktuar dhe të paraqesin dokumente për statusin aktual jo më të vjetër se gjashtë muaj, të lëshuar nga Regjistri Qendror, deklaratë ose vendim për regjistrimin e operatorëve të ushqimit të lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Kjo Thirrje hyn në fuqi ditën e publikimit të saj dhe konsiderohet se subjektet juridike informohen në këtë mënyrë.

Personat juridikë që do të humbin afatin e paraqitjes së kërkesës, mbeten obligues të tarifës komunale për evidentimin e kompanisë (emri i kompanisë) dhe i nënshtrohen detyrimit për të paguar, sqaroi Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun të Komunës së Kërçovës.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikacionit është 30 shtatori i këtij viti.