Komuna e Kërçovës me apel për qytetarët e saj

Të respektuar qytetarë të Kërçovës,

Marketing

Gjatë ditës së sotme në anën e fshatit Popojan dhe sipërfaqet pyjore të cilat bashkohen me fshatin Drogomish është paraqitur zjarr i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ekologjike. Gjithashtu, edhe në fshatin Vraneshticë është parë se si digjen sipërfaqe të tëra nga zjarret e shkaktuara. Kjo ndikon dukshëm në ambientin ekologjik dhe shkakton djegje të drunjëve të cilët janë pasuri natyrore e këtyre anëve.

Sipas informacioneve të para që posedojmë, shkaktar për paraqitjen e zjarreve është faktori njeri. Andaj, apelojmë te qytetarët që të mos ndezin zjarre nëpër livadhe dhe ambientet e hapura. Nga vende të këtilla, zjarri përhapet nëpër shumë vise dhe depërton deri në sipërfaqet më të larta malore.

Lusim qytetarët që të rrisin kujdesin ndaj veprimeve jo të hijshme dhe të shtojnë ndërgjegjen e tyre, sepse pasojat negative ndikojnë përsëri te ne.

Ekipet e zjarrëfikësve, gjatë ditëve që lëmë pas vazhdimisht kanë operuar në terren për të shuar zjarre, por kapaciteti i tyre nuk është shumë i madh duke pasur parasyshë rajonin të cilin e mbulojnë.

Me respekt,
Komuna e Kërçovës

Marketing