Komuna e Krushevës distancohet nga thirrjet antishqiptare

Komuna e Krushevës ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes që u dëgjua në manifestimin e sotëm në Krushevë.

Marketing

“Në 115 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit, Krusheva u bë dëshmitare e demonstrimit të urrejtjes dhe mosrespektimit të idealeve të manifestit të Krushevës dhe të luftëtarëve të lirisë. Dëgjuam parrulla urrejtjeje dhe thirrje për dhunë ndaj atyre që kane mendim tjetër.

Në vend te paqes dhe mirëkuptimit, në 2 gusht në Krudshevë u mboll urrejtja dhe thirrjet për linç. Ilindenasit dhe banorët e Krushevës, janë krenarë për lirinë që gëzojnë sot, gjuhën dhe identitetin maqedonas që e ruajtëm dhe forcuam.

Ata që në këtë ditë të shenjtë mbjellin urrejtje dhe ofendime ndaj bashkëqytetarëve tanë, janë turp dhe shtrembëruan këtë ditë feste” thuhet në reagimin e komunës së Krushevës e cila distancohet nga tharjet e urrejtjes që u dëgjuan sot në manifestimin në Meçkin Kamen dhe nga urrejtja që sipas saj, përhapet nga struktura dhe organizata të caktuara.

Ata do t’i gjykojë historia, thuhet në reagimin e komunës së Krushevës.