Komuna e Kumanovës: Respektojmë dygjuhësinë, stacioni është pronë private

Pas lajmit të publikuar në media lidhur me mos respektimin e gjuhës shqipe nga ana e komunës së Kumanovës, kanë reaguar përmes një shkrimi të tyre ku thuhet se respektimi i dygjuhësisë në kuadër të komunës është shembull për të gjithë se si funksionon një komunë multietnike por që nuk mund të mbajnë përgjegjësi p ë r institucionet tjera dhe sektorin privat që nuk është në kompetencë të komunës.

Marketing

“Komuna e Kumanovës reagon lidhur me shkrimet e publikuara në disa media online për mos respektimin e gjuhës shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të respektohet nga të gjitha organet shtetërore në vend si ato qendrore dhe lokale, agjencionet e drejtoritë në bazë të ligjit. Stacioni i autobusëve për të cilën është shkruar është në pronë private, investim që është bërë në të mirë të qytetarëve dhe nuk është në pronë të komunës së Kumanovës e madje komuna nuk ka asnjë ingerencë dhe nuk menaxhon me këtë biznes privat. Sipas ligjit, kjo është në interencë të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Komuna e Kumanovës si një komunë multietnike është shembull për respektim dhe bashkëjetësë mes qyettarëve pa dallim gjuhe, feje dhe etniteti, dygjuhësia përdoret tashmë disa dekada dhe është përparuar me vendim të këshillit të komunës për përdorimin e gjuhës shqipe edhe në punët e këshillit”, kështu sqarojnë nga komuna e Kumanovës.