Komuna e Likovës fiton edhe një projekt kapital, ja detajet

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, bën të ditur se Komuna që drejton ai pas realizimit të suksesshëm të projekteve tjera në bazë të aplikimeve në Bankën Botërore, tani ka fituar grant – mjete të pakthyeshme për realizimin e projektit të ri – të rradhës, me të cilin bëhet asfaltimi i rrugicave në f. Vishticë, përcjell Aktuale.mk.

Marketing

Gjatë ditës së somte kreu i komunës Arifi ka pritur në takim konsultativ përfaqësues të B.L. Vishticë, të cilët i njoftoi se pas përfundimit edhe të disa procedurave të vogla të mbetura administrative, do të fillon faza e parë e asfaltimit të rrugicave në këtë fshat, të cilat që nga fillimi u caktuan në bashkëpunim me vet banorët. Këto rrugica, janë ndër arterjet kryesore që e lidhin fshatin me shkollën, xhaminë dhe vazhdon në drejtim të f. Nikushtak.

Marketing