Komuna e Likovës ndanë 550.000 euro për rikonstruimin e shkollave

Në bazë të programës vjetore për zhvillim në komunën e Likovës, sa i përket sferës së arsimit, këshilli komunal në Likovë, për vitin shkollor 2018-2019, ka votuar për një sërë investimesh të parapara për rikonstruimin total të objekteve shkollore.

Marketing

“Fillojmë nga fshati Nikushtak, do të bëhet riokonstruimi i shkollës brenda, rregullimi i oborrit, rikonstruimi i terenit të hapur sportiv, pastaj në shkollën fillore “Kultura” në periferi të fshatit Vishticë, këtu gjithashtu do të rikonstruohet brenda, si dhe do të instalojmë nxemjen qëndrore, poashtu edhe në fshatin Ropalcë kemi paraparë rikonstruim total, rregullimin e oborrit dhe instalimin e nxemjes qëndrore, duke mos harruar edhe objektet e shkollve në fshatin Llojan, ku kemi paraparë rikonstruim total, ndrrimin e dyerve dhe dritareve, instalimin e nxemjeve qëndrore, si dhe rregullimin e oborreve dhe terreneve të hapura sportive”, – theksoi kryetarI i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi për TVM2 thotë se me këtë investim kapital, do të përmbushen nevojat dhe kërkesat elemntare të nxënësve dhe mësimdhënsve, për zhvillim sa më cilësor të procesit mësimorë.

“Unë besoj, se me këtë investim që arrin koston në vlerë prej 550.000 euro, do të bëhen kushtet shumë më të mira për nxënësit dhe arsimtarët dhe gjithë kolektivin aty ku punojnë”, – deklaroi Arifi.

Ndryshe, me rrumbullaksimin e këtyre rikonstruimeve të objekteve shkollore në këtë komunë, do të përmirësohen dukshëm kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Marketing