Komuna e Sarajit bëhet me lagje elitare

Komuna e Sarajit në pjesën mbi Liqenin Treska fillon me procedurat për ngritjen e lagjes elitare me shtëpiza vikendi në përputhje me premtimet parazgjedhore thekson për bashkë TV kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti

Marketing

“Në pjesën mbi liqenin Treska janë kryer të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me shitjen e tokës shtetërore, për ndërtimin e vikend lagjes elitare të cilën e kam promovuar edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Së shpejti do të realizojmë dhe një takim me investitorin që të finalizojmë dinamikën e ndërtimit të vikend lagjes në pjesën kodrinore mbi kompleksin e Liqenit Treska” thotë Bexheti Kryetari I Komunës së Sarajit bën të ditur se 2019 është vit që shënon rritje zgjerimi I kapaciteteve ekonomike të biznesmenëve vendas nga komuna e Sarajit që ndikon në uljen e papunësisë.

Marketing