Komuna e Sarajit në bashkëpunim me kompaninë private ‘EVN’, në territorin e Komunës së Sarajit, po realizojnë investime kapitale në përmisimin e infrastrukturës së rrjetit elektrik.

Fillimisht punimet janë kryer neë vendbanimin Rashçe, ku është instaluar rrjet i ri me kabllo të mbrojtura dhe janë vendosur shtyllat e reja të betonit si dhe janë nxjerrë nëpër rrugë orë matësit.

Komuna e Sarajit angazhohet dhe kontribuon që çdo vendbanim i saj, të mos ketë probleme me energjinë elektrike, ndërsa rrjeti të jetë me mbështjellës plastike që siguria të jetë edhe më e lartë.

Me përmbylljen e punimeve në vendbanimin Rashçe, punimet pritet të vazhdojnë në vendbanimin Bojanë, ndërsa më pas në Gllumovë dhe Shishovë.

Punimet e njëjta janë kryer në vendbanimet Gërçec, Arnaqi, Kopanicë, ku është instaluar rrjet i ri, trafostacione dhe orë matësit janë nxjerrë në rrugët kryesore.

Vlera e përgjithshme investuese është rreth 80 milion denarë.

Komuna e Sarajit, ka një bashkëpunim të mirë me kompaninë ‘EVN’ dhe bashkarisht koordinojnë punimet që realizohen në territorin e komunës së Sarajit.