Komuna e Sarajit dhe Organizata “Kalliri i Mirësisë”, shpërndanë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit

Komuna e Sarajit dhe Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” mbyllën me sukses aksionin për shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për vitin akademik 2018/2019.

Marketing

Komuna e Sarajit këtë aksion humanitar e realizoi për të shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e shkollave fillore periferike në Matkë, Paniçar, Rahoviç.
Me këtë rast sekretari i komunës së Sarajit Sefi Shabani deklaroi:

“Ky aksion i përbashkët me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë” dëshmon se ne si komunë gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim me organizatat e tilla krejt në të mirë të qytetarëve tanë. Shpresoj se bashkëpunim jon nuk do të ndalet me kaq por ai do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Shabani.

Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim me organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë” si dhe do të përkrah të gjitha aktivitetet që janë për të mirën e qytetarëve.