Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit ka filluar asfaltimin e dy rrugëve në Saraj. Fillimisht ka filluar asfaltimi I rrugës tërësisht të re në vendbanimin Lubin, rrugë kjo që ndihmon shumë në qarkullimin e banorëve të Sarajit dhe shmangë komunikacionin në rrugën kryesore të vendbanimit Lubin.

Më pas do të fillojnë punimet për asfaltimin e tërësishëm të rrugës “3”, në Saraj e cila është në gjatësi prej një mijë e pesëqind metra dhe punimet do të fillojnë nga rruga kryesore e Sarajit dhe do të përfundojnë në brendi të rrugës “3” në Saraj.

Asfaltimi i rrugëve do të bëhet sipas standardeve që I kërkojnë nevojat e rrugëve lokale.

Investimi është i përbashkët i Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, ndërsa punimet do t’i realizoj Ndërmarrja Publike “Rrugët dhe Rrugicat”.

Ditë më parë si rezultat i këtij bashkëpunimi u asfaltua edhe rruga Saraj-Rashce.

Nga, Komuna e Sarajit, gjithë ashtu njoftojnë se për momentin kanë përfunduar punimet në bekatonizim e disa rrugicave në Saraj dhe Llokë, ku ky projekte tani pritet të vazhdojë edhe në disa vendbanime tjera.

Realizimi i këtyre projekteve është pjesë e programit elektoral të kryetarit të Komunës Blerim Bexhetit, i cili mori mbështetje nga qytetarët e Komunës së Sarajit dhe I njëjti po realizohet sipas periudhës së paraparë kohore.