Komuna e Sarajit investon në shkolla, lyerje me bojë dhe izolim

Kryetari I komunës Blerim Bexheti, së bashku me inspektorët komunal, në prag të fillimit të vitit akademik shkollorë 2019/2020, ka inspektuar punimet që janë realizuar në rrikonstrumin e jashtëm të dy shkollave fillore.

Marketing

Fillimisht janë parë punimet që janë kryer në Shkollën Fillore “Ibe Palikuqi”, në vendbanimin Bojanë, ku është bërë lyerja me bojë e Shkollës, ndërsa tani do të fillojnë edhe punimet për oborin e shkollës, ku do të shtrohet me pllaka të bekatonit.

Më pas, kryetari Bexheti, vizitoi edhe Shkolën Fillore “Drita”, në vendbanimin Kopanicë, ku në të njejtën shkollë është bërë izolimi me stiropor dhe është lyer me bojë, si dhe janë ndruar disa dritare që kanë qenë të dëmtuara, ndërsa së shpejti do të instalohet edhe nxemja qendrore.
Në kuadër të këtij projekti të komunës së Sarajit, është rrikonstruar dhe izoluar edhe Shkolla Fillore “Emin Duraku”, në Arnaqi, ndërsa punimet do të fillojnë edhe në Shkollën Fillore “Sami Frashëri”, në Gllumovë.

Investimet janë kryer nga buxheti I komunës së Sarajit, dhe arijnë vlerën reth 10 milion denar.
Kryetari I komunës Blerim Bexheti, tha se komuna në kontinuitet investon në infrastrukturën arsimore, për të krijuar kushte më të volitshme për një proces sa më cilësor. Bexheti tha se në të ardhmen do të inspektojë personalishtë Shkollat Fillore të komunës së Sarajit, për të ofruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe stafin e arsimorë.

Marketing