Komuna e Sarajit më afër qytetarëve me pagesën e faturave online(Foto)

Qytetarët e komunës së Sarajit të cilët shfrytëzojnë shërbimet e Ndërmarrjes Komunale “Saraj” faturat e tyre nga java e ardhëshme do të mund ti paguajnë online përmes internetit.

Marketing

Sipas kryetarit të kësaj komune Blerim Bexheti me këtë risi komuna edhe më tepër është më afër qytetarëve të saj.

“Me këtë risi ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të thjeshtësojmë shërbimet të cilat i ofron komuna për banorët e saj.
Në të ardhmen e afërt do të ofrojmë edhe shumë shërbime të reja online për qytetarët” tha kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Qytetarët të cilët dëshirojnë faturat e tyre ti paguajnë online duhet të klikojnë në ueb faqen www. jkpsarajeuslugi.mk, dhe ti ndjekin hapat për pagesën e faturave.

Marketing