Komuna e Sarajit, ndanë SH.F të Krushopekut nga SH.F e Sarajit ‘Dituria’

Këshilli komunal I komunës së Sarajit ka sjellur vendim që nga Shkolla Fillore ‘Dituari’ në Saraj, të ndahet Shkolla Fillore në Krushopek, e cila deri më tani ka funksionuar si Shkollë periferike e SH.F ‘Dituria’ në Saraj.
Pas analizave që ka bërë sektori për Arsim në komunë të Sarajit, është konstatuar se SH.F periferike në Krushopek, plotëson kushtet për tu ndar nga SH.F qendrore në Saraj ‘Dituria’.
Madje, kjo ka qenë edhe kërkesë e vendbanimit Krushopek, dhe vendimi I Këshillit komunal është në koordinim me nevojën që kjo Shkollë të funksionoj e pavarur.
Shkolla Fillore periferike ‘Dituria’, në Krushopek tani më do të themelohet si Shkollë e re, ndërsa duhet të kompletohet edhe me stafin që është I nevojshëm për procesin edukativo-arsimor.
Organizimi funksional dhe praktik nëpër Shkolla Fillore, ishte edhe kërkesë e kreut të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit, që të kemi kushte sa më të mira dhe proces sa më cilësor arsimor, por njëhkosishtë edhe pjesë e programit elktoral në zgjedhje.

Marketing
Marketing