Komuna e Sarajit ka fituar një projekt nga BE, me programin IPA-Fonde  dhe qeveria, në sferën e ambientit jetësor. Konkretisht, komuna e Sarajit ka fituar një kamion të ri për grumbullimin e mbeturinave dhe 80 kontejner të plastikës, ku vlera e projektit është 120 mijë euro. Në emër të qevrisë, grantin e e fituar komunës së Sarajit, ia ndau Zëvendësministrja e Financave Shyrete Elezi.

Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se me këtë projekt, sigurojmë kushte që Ndërmarrja Komunale Publike “Saraj”, të kryej shërbime më cilësore ndaj qytetarëve si dhe të kemi një ambient më të pastër ekologjik në Saraj.

“ Komuna e Sarajit, në kontinuitet aplikon me projekte nëpër thirje të ndryshme publike që I shpallin Organizata ndërkombëtare, Banka Botërore, BE, USAIDI si dhe IPA-Programet, dhe si rezultat I kësaj Komuna e Sarajit, ka fituar një kamion special për grumbullimin e mbeturinave dhe 80 kontejnerë të plastikës. Me këtë, ne përrmisojm dhe rrisim shërbimet komunale ndaj qytetarëve, që e kemi edhe obligim. Tani, NKP “Saraj”, po operon në gjithë territorin e komunës dhe po I rrisim kapacitet në mjete motorike”, u shpreh, kryetari Blerim Bexheti.

Zëvendësministrja Shyrete Elezi, theksoi se Program në fjalë e BE dhe me kofinacim të qeverisë është reth 15,5 milion euro, për mbështetje të vendbanimeve rurale dhe në kuadër të kësaj Komuna e Sarajit, fitoi grandin prej 120 mij eurove.

,,Grantin të cilin е kemi fituar me ndihmë të EU- IPA fondit investues në shumë prej 120.000 eurove do kontribuojë në përmirësimin e kualitetit të jetës dhe përmirësimin e kushteve në Komunën e Sarajit. Ky nën-projekt parasheh blerjen e një kamioni me kapacitet të përfshirjes për mbeturinat. Grumbullimi i mbeturinave është nën ingerencatë të NPK “Saraj” e cila momentalisht ka në dispozicion 2 kamion të përdorur për grumbullim dhe transport të mbeturinave komunale. Me zmadhimin e vëllimit të punës së NPK dhe shërbimin e një numri më të madh të familjeve është paraqitur nevoja për blerje edhe të një automjeti dhe kontejner, dhe ne këtë e kemi mbështetur. ”, u shpreh Zëvendësministrja e Finacave Shyrete Elezi.