Komuna e Sarajit dhe NP “Higjiena Komunale”- Shkup, sot ndërmorën aksion për pastrimin e një deponie të egër tejet të madhe në afërsi të burimit Rashçe.

Nga ky aksion u hoqën dhe transportuan afërsisht 350 metër kub mbetje komunale, mbetje e përzier dhe mbetje nga ndërtimtaria.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të pastrohet ky lokacion plotësisht. Në aksion ishte i pranishëm kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe drejtori NP “Higjiena Komunale”- Shkup Abdusamed Shabani.