Komuna e Sarajit përuron një rrugicë në Rashçe

“Zhvillimi I infrastrukturës lokale vazhdon të mbetet një nga prioritet kryesore të kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit.

Marketing

Ai, së bashku me ekipin tij përurimin një rrugice në vendbanimin Rashçe, ku është shtruar me pllaka të begatonit. Ky investim është realizuar nga komuna e Sarajit, por kanë participuar edhe banorët lokal.

“ Kemi përkushtim në realizimin e premtimeve, që I kemi bërë, edhe atë sipas dinamikës së paraparë. Vazhdon edhe më tutje në fokusin e komunës së Sarajit, zhvillimi I infrastrukturës locale dhe asaj rajonale. Ne sot bëmë përurimin e kësaj rrugice që është reth nënqind metra katror, që ju mundëson banorëve lokal një standard më të mirë për të jetuar. Gjithë ashtu për momentin punimet janë duke u zhvilluar në vendbanimin Kopanicë, ku rruga kryesore është duke u gropuar, zgjeruar dhe në fazën finale do të bëhet asfaltimi, pasi që e njëjta ishte në gjendje të keqe”, tha kryetari I komunës së Sarajt Blerim Bexheti.
Punimet intensive janë duke u zhvilluar edhe në ndërtimin e Çerdhes në Kondovë, ndërsa kohë më parë komuna e Sarajit, fitoi dy projekte, njëri ishte për asfaltimin e rrugës për në Gërçec të Epërm dhe Krushopek, ndërsa projekti I dytë ishte instalimi i nxehjes qendrore nëpër Shkolla Fillore.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna Saraj

Marketing