Komuna e Sarajit: Po ndërtojmë çerdhen në Kondovë

Fillojnë punimet për ndërtimin e çerdhes në vendbanimin Kondovë. Çerdhja do të ndërtohet tek objekti i ish-komunës së Kondovës. Fillimisht ka filluar rinimi i objektit dhe më pas do të fillojë ndërtimi i godinës së çerdhes në Kondovë. Kjo është çerdhja e dytë në komunën e Sarajit.

Marketing

Ndërtimi i çerdhes ishte një nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit.

Kohëve të fundit kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka një fokus të madh për zhvillimin e këtij vendbanimi, ku kohë më parë u bë riparimi i shkollës Fillore “Bajram Shabani”, instalimi i ndriçimit publik si dhe sistemi i kanalizimit fekale.