Komuna e Sarajit, prioritet investimet në Shkolla (foto)

Komuna e Sarajit, prioritet investimet në Shkolla

Marketing

Komuna e Sarajit në mënyrë sistematike merret me investime në të gjitha shkollat fillore. Me investime vetjake nga mjete buxhetore, Komuna e Sarajit, ka bërë investim në rrethimin e oborrit të Shkollës periferike në Krushopek “Dituria”, ku ka ndërtuar një mur dhe më pas me rrethoja të hekurit e ka mbyllur. Kjo, rrethojë ishte një nevojë e Shkollës, për mbrojtje më të madhe ndaj nxënësve. Investime në rriparimin e Shkollave, në mënyrë konstante realizon komuna.

Ndryshe, kohë më parë komuna e Sarajit, bëri përurimin e objektit të ri të Shkollës fillore në Cajlan dhe Semenishtë, ndërsa instaloi nxehje qendrore në dy Shkollat fillore në Shishovë dhe Sfillare të Epërme .

Komuna e Sarajit, angazhohet dhe investon që të krijojë kushte sa më të mira që procesi edukativo arsimor në të gjitha Shkollat fillore të Komunës së Sarajit të zhvillohet në kushte më cilësore.