Komuna e Strugës: Kryetari Merko ia jep Qeverisë kompetencat në urbanizëm

Kryetari i Strugës Ramiz Merko ia jep kompetencat e Komunës në sferën e urbanizimit, në pjesën e dhënies së lejeve për ndërtim, legalizim të objekteve, koncesioneve dhe zbatimin e vërejtjeve nga UNESKO institucioneve qeveritare.

Marketing

Me letër, e cila ishte shpërndarë në faqen zyrtare në Fejsbuk të Komunës së Strugës ai iu drejtua zëvendëskryeministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive Sadulla Duraku, deri te zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, deri te zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, deri te zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe deri te ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

“Duke pasur parasysh transparencën time si njeri i cili vjen nga bashkësia e biznesit për të cilin ngjarjet e fundit dhe pamundësia që t’iu ndalë në ndihmë bashkësisë së biznesit dhe qytetarëve të komunës së Strugës dhe t’u ndihmoj që ta zhvillojmë qytetin tonë dhe të mbijetojmë në zhvillimin e tij edhe në drejtim të zbatimit të ligjeve të RMV-së, si kryetar i Komunës së Strugës duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit dhe gjendjen politike në shtet vendosa që t’u jap kompetencat në sferën e urbanizimit në pjesën e dhënies së lejeve për ndërtim, legalizim të objekteve, koncesioneve dhe zbatimin e vërejtjeve nga UNESKO. Shpresoj se Ju si pushtet qendror me kapacitetet e juaja do të keni kuptim dhe vizion më të madh për nevojat e bashkësisë së biznesit dhe Komunës së Strugës”, qëndron në letër.

Kryetari i Strugës vlerëson se kundër tij dhe qytetit të Strugës udhëhiqet fushatë negative, me qëllim, siç thotë, mbulimin e ndërtimeve pa leje në Ohër dhe rreziku i cili vjen me marrjen e statusit qytet i mbrojtur nga UNESKO i qytetit të Ohrit dhe Liqeni i Ohrit.

“Struga dhe qytetarët e saj tashmë një kohë të gjatë janë të nënshtruara në sulme politike dhe mediatike të vazhdueshme dhe të paarsyeshme se gjithçka që punohet në Strugë është jashtë dispozitave ligjore të interesave të shtetit, gjegjësisht interesave të UNESKO-s. Duke pasur parasysh këtë gjendje dhe gjendjen faktike në Strugë, e cila tregon faktin se edhe para ardhjes në pushtet, si dhe nga ardhja në pushtet e deri më sot nuk është ndërtuar asnjë ndërtim pa leje, ndërsa më së paku është bërë uzurpim i tokës shtetërore ose shkaktimin e dëmit të gjendjes ekologjike në qytet”, qëndron në letrën e Merkos deri te ministrat e dikastereve.

Si kryetar i komunës, thekson se është i shtypur nga bashkësia e biznesit dhe punëtorët turistikë nga njëra anë dhe bllokimin e vazhdueshëm dhe të qëllimshëm të zhvillimit turistik dhe rritjen e kapaciteteve turistike në Strugë nga ana tjetër, ku, siç është theksuar, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bashkë me Komisionin e UNESKO-s refuzojnë që të sjellin çfarëdo lloj ndryshimi për planet e detajuara urbanistike në gjithë territorin e Komunës së Strugës dhe me qëllim e bllokojnë zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Njëkohësisht i detyrojnë kompanitë ndërtimore që t’i mbyllin firmat e tyre, investitorët e huaj të heqin dorë nga investimet dhe hotelieria në komunë me çka drejtpërdrejtë e nxisin emigrimin e të rinjve jashtë RMV-së. Kjo situatë i sjell në rrezik edhe kapacitetet ekzistuese hotelierike në Strugë dhe është kërcënim i drejtpërdrejtë për zhvillimin turistik të komunës”, shkruan në letër.

Për këtë vendim të kryetarit të komunës, sipas asaj që është shkruar, do të informohen edhe përfaqësitë diplomatike me qëllim që të ndërpritet kjo fushatë negative ndaj Strugës, struganëve dhe atij si kryetar i komunës, dhe të sigurohet zhvillim i pandërprerë i qytetit.

Marketing