Komuna e Studeniçanit së shpejti me klub të futbollit

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku vizitoi fudbollistët e ri të cilët ushtrojnë në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan.

Marketing

Me këtë rast kryetari Sadiku ju dëshiroi suksese fudbollistëve dhe trajnerëve dhe u bë shpërndarja e dresave, shorcave dhe disa topave për nevojat e tyre, të siguruara nga Kryetari i Komunës së Studeniçanit.

Vlen të përmendet se me iniciativë të disa të rinjve dhe kryetarit të Komunës së Studeniçanit z Azem Sadiku në themelim e sipër është klubi i parë i fudbollit në Komunën e Studeniçanit.