Komuna e Tetovës e angazhuar me gjitha kapacitetet kundër koronavirusit

Komuna e Tetovës ka vazhduar angazhimin me të gjitha kapacitetet kundër virusit Korona dhe masat preventive për përhapjen e tij.

Marketing

Me këtë rast kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se mbrëmë vazhdoi larja dhe dezinfektimi i rrugëve në qytet si masë preventive në luftën kundër përhapjes së #COVID19 në hapësirat publike!

Arifi tha se gjithashtu dot gjithashtu do të fillojë edhe dezinfektimi i objekteve publike të Komunës së Tetovës si dhe deratizimi i qytetit.

E para e Komunës tha u ka bërë apel të gjithë institucioneve ndërmarrjeve dhe kompanive private që të kryejnë dezinfektim të vazhdueshëm të objekteve të tyre e në veçanti hapësirat ku frekuentojnë dhe kanë kontakt.

Marketing