Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe material informativ

“Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe material informativ, si masë konkrete për të luftuar përhapjem e covid19 në komunën e Tetovës!

Marketing

Ashtu siç informuam ditë më parë, në shpërndarjen e pakove janë angazhuar punonjësit e administratës komunale, kurse pakot shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve.

Sot aksioni i shpërndarjes ka filluar në mesditë dhe ai vazhdon edhe gjatë orës policore dhe i njëjti do të zgjasë edhe ditët në vijim. Do të kujdesemi që çdo shtëpi dhe familje në komunën e Tetovës të furnizohet me një pako mbrojtëse, kurse paralelisht me ketë apelojmë edhe njëherë që qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave preventive duke mbajtur distancën fizike dhe duke zbatuar masat dhe rekomandimet e organeve kompetente!” – thotë Arifi

Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe material informativ, si masë…

Publiée par Teuta Arifi sur Samedi 2 mai 2020

Marketing