Komuna e Tetovës miraton buxhetin për vitin 2019

Mes debatesh e kritikash për keqmenaxhim të buxhetit të komunës së Tetovës, këshilli komunal arriti të miratojë buxhetin për vitin 2019. Ai ka vlerën e 36 milionë eurove.

Me 18 vota për, 13 kundër, në mbledhjen e 14 të seancës së këshillit komunal është miratuar buxheti për vitin 2019. Këshilltarët opozitarë gjatë kësaj seance kanë akuzuar kompetentët për mosmenaxhimin si duhet të mjeteve, duke i orientuar ato për rritjen e pagave të administratës komunale dhe për kulturë, ku në ndërkohë, siç thonë, qytetarët kanë mungesa elementare.

Këto komente janë përgënjeshtruar nga Kryesuesi i Këshillit Komunal të Tetovës.

Siç potencoi më tej Mehmeti, me këtë buxhet janë paraparë që të vazhdohen projektet të filluara gjatë këtij viti, siç janë hapja e bulevardit V.S Bato, ai në afërsi të spitalit të Tetovës, rregullim të infrastrukturës etj.