Komuna e Vrapçishtit nuk respekton gjuhën shqipe (DOKUMENT)

Komuna e Vrapçishtit, përkatësisht kryetari Isen Shabani nga radhët e Aleancës për Shqiptarët nuk respekton gjuhën shqipe edhe pse e njëjta është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë.

Marketing

Në një dokument shihet qartë se kryetari i Vrapçishtit i është drejtuar një institucioni me qëllim që ta informojë të njëjtin se disa qytetar do të organizojnë protesta dhe që përmes tyre do të shqetësojnë banorët e fshatit Dobridoll.

Kryetari Iseni gjithashtu po në këtë letër ka informuar, në fakt ka shprehur shqetësim se disa banor të fshatit Dobidoll në objektin e komunës së Vrapçishtit kanë ndërtuar një shqiponjë të madhe dy krenare.

Ky dokument tash më po qarkullon në rrjetet sociale dhe qytetar të shumtë kanë pyetur kryetarin e Vrapçishtit Isen Shabani i cili është dhe anëtar i lartë i Aleancës për Shqiptarët se cila ishte arsyeja që ai nuk përdor gjuhën shqipe dhe pse i pengon vendosja e shqiponjës dy krenare për të cilën edhe është ankuar sipas të gjitha gjasave në ministrinë e Punëve të Brendshme./gazeta.mk