Komuna realizoi aksionin ekologjik “Për Kërçovë më të pastër”

Administrata e komunale së bashku me të punësuarit e shkollave të Komunës së Kërçovës, të shpërndara në grupe, grumbulluan mbeturinat në disa lokacione të qytetit si pjesë e aksionit ekologjik “Për Kërçovë më të pastër”.

Marketing

Aksioni ekologjik “Për Kërçovë më të pastër” të cilit ju bashkëngjit edhe Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari filloi që në orët e para të mëngjesit dhe ai u zhvillua në disa pjesë të ndryshme të qytetit të Kërçovës.

Përveç punës së përditshme që bën “NP Komunalec” për mirëmbajtjen e qytetit, edhe ne si administratë komunale vendosëm që së bashku me të punësuarit në shkollat e Komunës së Kërçovës të ndara në disa grupe , në pjesë të ndryshme të qytetit të ndërmarrim këtë aksion për pastrimin e qytetit nga mbeturinat, tha Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili shpreson që ky aksion të rrisë vetëdijen tek qytetarët për një ambient më të pastër .

Marketing