Komuna Saraj kalon projektin per përmisimin e furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Bojanë, Kopanicë, Bukoviç dhe Laskarcë me rregullimim e rezervuarit në fshatin Rashçe.

Këshilli i Komunës së Sarajit sot në mledhjen e 20, kaloi disa pika ku ndër të tjera ishte edhe pika e Projektit per përmisimin e furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Bojanë, Kopanicë, Bukoviç dhe Laskarcë me rregullimim e rezervuarit në fshatin Rashçe.
Pas pregaditjes së dokumentacionit teknik nga komuna si dhe marja e pelqimit për kyçje në gypin e ujësjellësit e qytetit nga Ndërmarja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimit.
Mjetet për realizimin e këtij projekti kapital janë siguruar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkèpunim me Bankën Evropiane për Investime.
Duke pas parasysh se të gjitha procedurat bazë janë ndërmarë, i gjith dokumentacioni teknik është kompletuar pritet që Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të bën shpalljen për zgjedhjen e operatorit ekonomik që do ti bën punimet.
Komuna e Sarajit në mênyrë intenzive është duke punuar në përmisimin e kushteve të banorve në të gjitha fshatrat dhe shum shpejtë do të fillojnë punimet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshem në rrjetin e ujësjellsit të qytetin në këto vendbanime theksoi kryetari Bexheti.
Me regullimin e rezervuarit në fshatin Rashçe , fshatrat Bojanë, Kopanic, Bukoviq dhe Laskarc në periudhê të shkurt do të kenë ujë të mjaftueshëm për pije.
Per afat të shkurtër kohor gati do të jetë edhe dokumentacioni tekni per fazën e dytë te furnizimit me ujë që ka të bëjë me rezervoarin në vendbamimin Kopanicë që do të plotësohen kushtet që në të ardhmen të furnizohet me ujë edhe vendbanimet Semenishtë e Çajlanë.

Marketing