Komuna Saraj mban fjalën, realizon premtimet e dhëna!

Nënkryetari i BDI-së, njëherit deputet Izet Mexhiti së  bashku me kryetarin e Komunës Saraj Blerim Bexheti në vazhdën e punimeve në infrastrukturë, sot morrën pjesë në përurimin e  rrugës  n.4 e shtruar me pllaka bekatoni me sipërfaqe prej 1500 m2 në vendbanimin Saraj. Në përurim të pranishëm ishin edhe deputeti Arben Ziberi, kryetari i degës Saraj Isni Jakupi, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi, sekretari shtetëror Selajdin Beluli dhe këshilltari komunal Muhamed Elmazi.
‘Komuna Saraj është e  fokusuar në kontinuitet në përmirësimin e kushteve për banorët e saj- tha kryetari i komunës Blerim Bexheti .  Qytetarët u shprehën se janë të kënaqur nga ky projekt dhe nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis tyre dhe komunës.Bexheti theksoi se nuk do të ndalet këtu, duke vazhduar ti përgjigjet zërit dhe nevojave të qytetarëve në çdo sferë.
Marketing