Komuna Saraj me objekt të ri, Bexheti dhe Besimi bënë hapjen solemne (FOTO)

Kryetari Blerim Bexheti në prezencë të ministrit të Financave Fatmir Besimi sot bënë hapjen solemne të objektit të komunës.
Ministri Besimi dhe Kryetari Bexheti vizituan objektin dhe të gjitha zyrat, përshëndetën administratën dhe nga afër panë kushtet për punë.
Me mbindertimim dhe adaptimin e objektit komunal janë krijuar kushte të volitshme për administratën dhe për kryerjen sa më efikase të shërbimeve.
Mjetet janë siguruar nga ministria e Financave programa MSIP 2, ne jemi të kënaqur që kemi mundur të ndihmojmë komunën e Sarajit theksoi ministri Besimi
Kryetari Bexheti përshëndeti të pranishmit, faleminderoi ministrin Besimi dhe Bankën Botërore nëpërmjet programës MSIP 2 për bashkëpunim e shkëlqyeshëm me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen.
Përveç mjeteve nga huamarja nga Banka Botrore gjithashtu janë ndarë mjete edhe nga buxheti vetanak i komunës për rekonstruim dhe renovim të hapsirave egzistuese.
Në hapjen e objektit të ri, mori pjesë Zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi, sekretari shtetror Selajdin Beluli dhe këshilltarët komunal.
Marketing