Komuna Saraj pajis shkollat me mjete teknologjike

Komuna e Sarajit, në vazhdimësi investon në sferën e arsimit, duke pajisur shkollat fillore dhe çerdhen me mjete teknologjike, që procesi edukativo arsimor të avancohet dhe të jetë në trendë me arsimin fillor bashkëkohor.

Marketing

Për këtë qëllim, zyrtarë të Komunës së Sarajit, Sekretari i Komunës, Sefi Shabani dhe udhëheqësi i sektorit të arsimit Fari Rexhepi, kanë vizituar Shkollën Fillore ‘Drita’ në Rashçe, ku dhe kanë shpërnda laptop, printer, projektor, për nevojat e shkollës.

Kompjuter, Laptop, Printer dhe Projektorët do të jenë në shërbim të stafit shkollorë dhe nxënësve, që nevojat e tyre t’i realizojnë nëpër shkolla e jo të kërkojnë shërbime jashtë shkollës.

Komuna e Sarajit punon që në të ardhmen, të sigurohen edhe më shumë mjete teknologjike që do të plotësojnë të gjitha nevojat e mësuesve dhe nxënësve këtë mjete janë shpërndarë në çerdhen Filizi dhe në të gjitha shkollat qendrore të komunës së Sarajit.

Marketing