Komuna Saraj vazhdon angazhimin për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit

Filloi instalimi i nxehjes qendrore në shkollën fillore “Ibe Palikuqa” në vendbanimin Laskarc.

Marketing

Projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është financuar nga Komuna e Sarajit dhe Biroja për zhvillim rajonal dhe gjithsej ka kushtuar 1.025.925.

Shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Laskarc sot e vizitoi sekretari Sefi Shabani së bashku me përgjegjësit e njësisë për arsim ku nga afër inspektuan se si rrjedh procesi i instalimit të nxehjes qendrore.

Me instalimin e nxehjes qendrore në shkollën fillore ” Ibe Palikuqa” mund të themi se të gjitha shkollat nëpër vendbanime tash kanë të instaluar ngrohjen qendrore.
Këtë vit është punuar paralelisht në të gjitha shkollat gjithashtu planifikohet në të ardhmen intenzivisht të punohet për të krijuar kushte më të mira për nxënësit e vendbanimeve tona.

Marketing