Komunat e interesuara për shfrytëzimin e mjeteve për instalimin e sistemeve fotovoltaike në objekte publike. Në konkursin e publikuar janë marrë një numër i madh aplikacionesh nga 30-të komunat të cilat mund të aplikojnë ndërsa janë nga rajone me BPV më të ulët për kokë banori.

Në dispozicion janë dy milionë grant mjete nga IPA të BE-së.

“Para pak kohësh paralajmëruam se komunat do të mund të aplikojnë për mjete për sisteme fotovaltaike në objekte publike. Ne jemi të kënaqur sepse morëm një numër të madh të aplikacioneve nga komunat të cilat gjenden në rajone me BPV më të ulët për kokë banori. Bëhet fjalë për rreth 30 komuna ata aplikuan me projekte përmes të cilave do të instalojnë sisteme fotovaltaike në objekte të shkollave, stacione zjarrfikëse, ndërtesa administrative.., deklaroi ministri i Financave dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale të Ministrisë dhe Bankës Botërore.

Ai vlerësoi se është më e rëndësishmja që kryetarët e komunave dhe komunat kanë me të vërtetë interes që ta përmirësojnë efikasitetin, gjegjësisht t’i zvogëlojnë shpenzimet para së gjithash të energjisë elektrike me shfrytëzimin e sistemeve të tilla.

“Kjo është mirë sepse nga njëra anë Republika e Maqedonisë do ta përmirësojë shfrytëzimin e energjisë ripërtëritëse, ndërsa nga ana tjetër do t’i zvogëlojmë shpenzimet sepse këto sisteme në objekte publike do t’i zvogëlojnë shpenzimet”, thekson Tevdovski.