Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë përfunduar projektin e përbashkët për ndërtimin e një këndi argëtues dhe edukativ për fëmijë, në Fushën e Sportit në lagjen e Fushë Tophanes.

Me vendosjen e pajisjeve urbane (ulëse parku, shporta për mbeturina), vendosjen e ndriçimit publik dhe shtegun për këmbësorë, ky kënd poashtu do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.

Përfundimin e punimeve të këtij projekti e ndoqa sot me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, z.Ardijan Muça.

Dua të falenderoj të gjithë banorët e kësaj lagje për bashkëpunimin gjatë periudhës së kryerjes së punimeve në këtë hapësirë si dhe kërkoј mirëkuptimin e tyre dhe bizneseve përreth që ta ruajnë investimin e bërë.