Komunikacioni i rregullt, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rregullisht në vendet me rrugë të lagështa.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

NP Rrugët e Maqedonisë njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër afër f. Jançe do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut. Trafikut do të zhvillohet nëpër një korsi gjatë kryerjes së punëve ndërtimore.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing