Komunikacioni në autostradën Shkup-Kumanovë nëpër një korsi

Komunikacioni në autostradën Shkup-Kumanovë, i cili ishte në ndërprerje për shkak të automjetit të djegur dhe barit të thatë është lëshuar nëpër një korsi, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Marketing

Komunikacioni në rrugët tjera në shtet zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.