Komunikacioni në rrugët shtetërore sot pasdite po zhvillohet në rrugë të lagështa në disa vende dhe me intensitet të rritur të akseve rrugore jashtë mjediseve të qytetit, kumtuan nga LAMM.

Rekomandohet shoferët të jenë të kujdesshëm, të lëvizin me shpejtësi të përshtatur dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur për komunikacion. Në grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të tokës, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë -Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Në pikat kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për pikat kufitare në Maqedoni.

Artikulli paraprakI lidhur këmbë e duar, bullgari ia del të notojë për 3 orë në Liqenin e Ohrit
Artikulli tjetërBalfur: Maqedonia të luftojë kundër përzierjes ruse në fushatën e referendumit