Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, sidomos drejt vendeve turistike dhe kalimeve kufitare.

Në kalimin kufitar Bogorodica dhe Tabanoc për dalje nga Maqedonia pritet prej 10 deri 15 minuta. Ndërsa në kalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.