Komunikacioni nëpër rrugë të thata, në VK Bogorodicë pritet deri në 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe ka rritje të frekuencës së automjeteve në VK Bogorodicë.

Marketing

Nga LAMM informojnë se koha e pritjes për dalje nga shteti në VK Bogorodicë është prej 15 e deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing