Komunikacioni, rekomandohet vozitje e kujdesshme për shkak të ngricave

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.

Marketing

Prej orës 07:30 ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër është shfuqizuar. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Marketing