Komunikacioni zhvillohet kryesisht pa pengesa, pajisjet dimërore në automjete janë të detyrueshme

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër disa rrugë kryesisht të thata.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka dhe lugina, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM kujton se nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.

Marketing