Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Marketing

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për kalim të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht nëpër rrugët e grykave malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.