Koncepti i ri i arsimit fillor: MASh pret propozime dhe sugjerime

Komente, propozime dhe sygjerime për Konceptin e ri për arsim fillor mund të dërgohen deri më 20 Janar të vitit të ardhshëm –njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Propozimet për përmirësimin e dokumentit duhet të dërgohen në e-mailin e MASH.  Draft-koncepti është publikuar në ueb faqen e MASH-it në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.
Koncepti i ri parashikon integrimin e disiplinave shkencore, më shumë lëndë të obligueshme se sa zgjedhore, më shumë kohë nëpër shkolla dhe cështje të notimit të nxënësve.
Planifikohet që koncepti I ri të implementohet nga viti I ardhshëm, nëpër shkollat fillore nga klasa e parë deri në të gjashtën. Risia kryesore është që koncepti parashikon kombinimin e më shumë disiplinave shkencore, që deri më tani mësoheshin ndaras, përkatësisht grupimi i lëndëve biologji, kimi, fizikë, apo historia, gjeografi dhe arsimit qytetar do të bashkoheshin në lëndën shkencat shoqërore.
Gjithashtu, arsimi muzikor dhe figurativ do të bashkoheshin në arsim artistik, kurse arsimi teknik dhe informatika duhet të bashkohen në një lëndë – teknika, teknologji dhe informatikë. Nga MASH-i thonë se Koncepti është pjesë e Strategjisë së në periudhën 2018-2025.