Koncerti i Vjenës, këtë radhë me sallën bosh

Koncerti tradicional i Filarmonisë së Vjenës do të zhvillohet normalisht në prag të Vitit të Ri 2021, por këtë vit pa praninë e publikut.

Marketing

Koncerti do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Muzikës në kryeqytetin austriak dhe përmes ekranit do të ndiqet nga miliona shikues, por për shkak të masave kundër Covid salla do të jetë pa spektatorë.

Siç u njoftua dje, pavarësisht relaksimit të pjesshëm të masave, nga e hëna e ardhshme, 7 dhjetor deri më 7 janar, koncertet me publik nuk do të lejohen në Austri.

“Ne duhet të përgatitemi për një koncert ku nuk ka duartrokitje. Kjo do të jetë një përvojë e re për orkestrën dhe ne duhet të gjejmë një kontekst të ri,” tha drejtori i Filarmonisë Daniel Frosauer në një konferencë shtypi.

“Nuk ka dyshim,” vazhdoi ai, “që përshtypja është e çuditshme kur një këngë mbaron dhe nuk ka asnjë duartrokitje, por ne jemi duke punuar mbi këtë problem dhe ndoshta e zgjidhim duke bashkuar disa pjesë të muzikës për të krijuar një hark tematik. Ndoshta ne mund të duartrokasim veten,” përfundoi Frosauer./

Marketing