Kondova në hall nga bandat e hajdutëve: Gati çdo natë plaçkitet nga një shtëpi

Banorët e Kondovës ankohen se janë pre e vjedhjeve të çdoditshme nga grupe hajnash, që operojnë pa pengesë në fshatin e tyre. Të gjitha rastet paraqiten në polici, por hajnat vazhdojnë “misionin” e tyre. “Gati nuk ka natë që nuk plaçkitet ndonjë shtëpi në fshatin tonë. Ndonjë natë edhe nga dy a tri shtëpi për një natë plaçkiten.

Nuk e di pse policia nuk po përforcon masat për ti penguar hajdutët”, tregon një banor i këtij fshati për Gazetën Lajm.

“Lagja jonë është në cak javët e fundit. Para një jave e plaçkitën shtëpinë e një fqiu, kurse parmbrëmë edhe një tjetër. Të ndërmerren menjëherë masa”, kërkon një banor tjetër.

Nga policia thonë se janë të njohur me fluksin e shtuar të vjedhjeve në Kondovë dhe se po punojnë “për ndriçimin e rasteve” që janë denoncuar te ata. Burime policore në Saraj thonë se disa raste edhe nuk denoncohen.

evn