Konfederata e organizatave sindikale do të mbajë protestë më 1 Maj

Përfaqësues të Konfederatës së organizatave sindikale paralajmëruan se me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, do të organizojë protestë.

Marketing

Marijan Risteski, përfaqësues i Konfederatës, theksoi se këtë vit përfaqësuesit sindikal do t’i zgjerojnë kërkesat e tyre për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.

Potencoi se, për shkak se në kohën e fundit regjistrohen sulme ndaj pjesëmarrësve të policisë pyjore, të burgut si dhe policisë së rregullt, do të kërkojnë ndryshime ligjore me të cilat do të rritet mbrojtja e tyre.

U bëri thirrje të gjithë punëtorëve të përfshihen në protestë.

“Vjen koha e përfaqësuesve sindikalë të cilët dinë se si t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Ka punë jashtë orarit, ka shkelje të së drejtave të punëtorëve, nuk respektohet Ligji për marrëdhënie të punës. Ne si punëtorë patjetër duhet ta ngremë zërin”, theksoi Risteski